Një debat ka ndodhur mes Egla Cenos dhe Meriton Mjekiqit në “Big Brother VIP”, pasi aktorja ka pyetur vazhdimisht moderatorin nëse ai ka qenë apo jo i martuar me ish-partneren e tij, me të cilin ka edhe një djalë.
Aktorja e ka cilësuar gënjeshtër rrëfimin e Meritonit për marrëdhënien me ish-partneren dhe djalin e tij, ku zbuloi se i biri Loari, ishte autik dhe se nuk e kishte takuar prej një kohe të gjatë, për shkak të mungesë së vizës për të shkuar në Austri.
“Po të ishe i martuar, do ishe me vizë, ti the s’kam vizë, ajo jetonte në Austri. Na tregove një gënjeshtër. Na bëre gjynahqarin! Ke gënjyer të gjithë shqiptarët”, është shprehur Egla.
Nga ana tjetër, Meritoni e ka injoruar aktoren, duke i thënë “ç’të intereson ty”.
Egla: Ke qenë i martuar me ish-gruan tende? Ke qenë apo jo?
Mertioni: Po vazhdon të tregohesh shumë keq, por unë e di që ti ndoshta kështu mundesh me qëndru në këtë shpi.
Egla: Po ma trego mo, ke qenë apo jo i martuar, se na ke treguar një histori, pse nuk e tregon deri në fund? Se po të ishe i martuar do ishe me vizë, ti the s’kam vizë, ajo jetonte në Austri.
Meritoni: Çfarë të intereson ty?
Egla: Sepse na tregove një gënjeshtër! Ke treguar copëza gënjeshtrash. Nuk kemi lindur dje!
Meritoni: Ti teta Eglantina, definitivisht je shembulli më i keq që mund të mund të japësh në këtë shpi.
Egla: Lëri gratë i dashur nipçe! Nipçe, do më kthesh përgjigje për gruan apo jo? Ishte i martuar për të ikur me vizë? Gënjeve, ke gënjyer të gjithë shqiptarët, nëse nuk e ke treguar siç duhet, se mund të ikje në Austri po të ishe i martuar. The nuk kisha vizë, na bëre gjynahqarin, mund të kishe vizë po të ishe i martuar.
VIDEO
Diskutime rreth kësaj post