Boksieri shqiptar Alban Bermeta, ka arritur një rezultat historik, duke u renditur mes 20 boksierëve më të mirë në botë në peshën e tij.
32 vjeçari nga Tirana, pas ndeshjes së fituar në Feti Borova kundër turkut Fati Kelles, sipas Boxrec faqes së specializuar të boksit në botë, renditet në vendin e 20-të për peshat e mesme.
Kjo renditje është më e suksesshmja për një boksier shqiptar, ndërsa vetë Bermeta pretendon të arrijë edhe më shumë.
Në muajt në vijim pritet që boksieri të ndeshet për titull kampion meqë tashmë është në listën e boksierëve më të fortë në botë.
Diskutime rreth kësaj post