Nominimi i sotëm në “Big Brother Vip” rezultoi të ishte jo pak i fortë për shkak se dy banoret e fundit të vendosura përballë njëra tjetrës ishin Ledjona dhe Ilnisa.
Edhe këtë herë u vendos që zarfi të lexohej në studio, duke mos ua bërë të mundur banorëve të dëgjonin vendimin.
Sakaq, para se të dilnin nga shtëpia, Meritoni i bëri premtimin e papritur Ilnisës.
Ai iu drejtua Ilnisës se nëse ajo do të largohej nga shtëpia, do të largohej edhe ai pas saj, do të shkonin në Austri për të takuar djalin e tij e më pas do të vazhdonin jetën e tyre jashtë së bashku.
Mirëpo, ky premtim mbeti pa u vërtetuar nëse do të mbahej, pasi u vendos se banorja që do të largohej ishte Ledjona.
Diskutime rreth kësaj post