Albano dhe Rigelsa e kanë kaluar pasditen në shoqërinë e njëri-tjetrit në verandë. Albano ka përfituar nga privatësia e tyre dhe ka ndarë me të disa detaje nga jeta personale, si dhe eksperiencen e tij në punën e tij të parë.
Aktori ka rrëfyer se si ka mashtruar pronarin në punën e tij të parë në Greqi, duke u hequr sikur ishte trajnuar si punonjë sigurie, por edhe duke mos treguar të vërtetën për moshën.
“Në 2004- 2005 kam ikur në Greqi, dhe kam punuar për 8 muaj atje, në një club si security. Për të marrë punën i thashë që jam i trajnuar. Më pyeti pronari sa vjeç je, 28 i thashë. Që 13 vjeç kam qenë i gjatë, i shëndoshë, me pak bark, shpatullgjerë, me mjekër. Nga këto fëmijët që rriten shpejtë”, rrëfeu Albano.
Më pas ai tregoi për eksperiencen e tij dhe momentin kur pronari e kuptoi që ai e kishte mashtruar dhe se në të vërtetë nuk ishte punonjës sigurie. Ai ka shtuar se ka marrë rrogën kot për 3 muaj.
“Punova nja 3 muaj security, deri sa plasi një dite sherri dhe aty e kuptuan, ja 200 veta u grindën, derisa vajtën këta security-t që ishin të trajnuar shkuan t’i ndanin. Ndërsa unë i shikoja nga larg dhe qeshja. Më tha një nga ato security-t në greqisht, që eja na ndihmo se s’po i mbajmë dot. I thashë leri le të lodhen dhe pastaj i nxjerrim të gjithë jashtë, aty ai e kuptoi që s’kisha asnjë lidhje me atë punë. Njëri i tha pronarit, dhe më pas më thërriti dhe tha më thuaj të vërtetën je apo nuk je security? Jo, i thashë. Më pas ai më tha ke 3 muaj që merr rrogën kot, po pse kot i thashë? Më pas më tha, po ja njëher që u bë sherr nuk ndërhyve. I thashë po të ishte bërë sherr më para do e kishit marr vesh më para”, ka treguar aktori.
Diskutime rreth kësaj post