“Më është dukur sikur ka pasur pëlqim më shumë mes Rikes dhe Vesës se ndokujt tjetër. Ishit shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Pëlqimi mund të ndodhë.”- ishte kjo deklarata e Ronaldo Sharkës drejtuar Vesës ditën e djeshme në “Big Brother Fan Club”.
Në lidhje me këtë, Vesa ka folur edhe në ‘Wake Up’, duke shtuar se nuk ka asgjë të keqe, por që i do meshkujt shumë.
“Unë jam një tip shumë i ftohtë, kështu më thonë edhe familja edhe kur të tjerët vinin të më përqafonin, por Rikja është shumë e dashur dhe një person kur e do i afrohesh, i shkon te shtrati, ke dëshirë të bësh muhabet me të, e përqafon, ashtu e ka pasur raportin edhe me Fationin. Nuk e di pse e ktheu Ronaldo në atë aspekt. Unë jam shumë straight (hetereseksuale) me orientimin tim seksual. Nuk ka asgjë të keqe me qenë pjesë e LGBT-së, por gjithsesi unë e tregoj orientimin tim. I dua shumë burrat. I kam dashur edhe aty në shtëpi. Por Riken si shoqe e dua shumë”.
Diskutime rreth kësaj post