Gjatë primit të sotëm opinionistat kanë dhënë mendimet e tyre në lidhje me sjelljet e banorëve të shtëpisë gjatë kësaj jave.
Ori është shprehur se Ilnisa sipas saj sa herë që Meritoni ka sherr, ha makarona dhe i kapërcejnë në fyt
“Sa herë që Meritoni ka sherr, ajo ha makarona dhe i kapërcejnë në fyt. A je krenare për atë që pe tek klipi? Se mirë tek rripi je në gjumë, po këtu në tavolinë?”- tha Ori Nebijaj.
“Unë i thashë disa gjëra Meritonit tek shtrati. Kjo është një çështje që më takon mua. Se si e përcjell unë marrëdhënien e tij qoftë me Rozën, me Ledjonën apo me ish-partneren e tij është puna ime”– tha Ilnisa.
“Është hera e parë që e pashë këtë, nuk e kam analizuar për shkak të dinamikës dhe emocionit, por do e diskutoj pas spektaklit me Ilnisën.”- tha Meritoni.
Diskutime rreth kësaj post