Moderatorja e njohur Erla Mëhilli, në një intervistë me Arian Çanin, u ngacmua me pyetje disa herë nga ky i fundit për situatën aktuale brenda Partisë Demokratike.
Çani e pyeti se kush mund t’i fusë “thikën” pas shpine Gazment Bardhit brenda PD-së, tani që ky i fundit ka marrë të gjithë vëmendjen.
Mëhilli tha se brenda PD-së sigurisht që ka xhelozi dhe ajo sheh Jorida Tabakun, si një grua, e cila mund të “godasë” Bardhin.
“Gjekmarkaj jo, nuk besoj. Mund ta godasë Flamur Noka. Nuk besoj se Gjekmarkaj ndihet keq tani se të dy nënkryetarë partie janë. Nuk e shoh te Gjekmarkaj këtë, se e njoh. Brenda ka xhelozi, ka edhe nga ana e atyre që janë të Sali Berishës. Mund të jetë Jorida Tabaku për shembull. Një femër, pse jo? Kur themi thika, nuk themi thika prej vërteti. Kjo mund të ndodhë”, u shpreh Mëhilli.
Diskutime rreth kësaj post