Misioni sekret që Vëllai i Madh u ka dhënë Ilnisës dhe Liamit për të fshehur sendet e banorëve të tjerë, ka shkaktuar mjaft debate brenda “Big Brother Vip 3”.
Ka qenë Egla ajo e cila ka filluar të bërtasë në shtëpi dhe të përdorë një fjalor të rëndë kundrejt tyre, pasi dikush i ka lëvizur nga dollapi fotografinë e babait.
Egla: “Mos guxoni të fusni duart se unë kam gjëra të shenjta me vete, personale. Mos fusni duart e ndyra nëpër gjërat e tjetrit, të na ndyni kujtimet, na ndyni njerëzit që s’kemi më në jetë”.
Meriton: “Çfarë po kërkon ti Egla”?
Egla: “Po kërkoj foton e babit, mos ma kanë prekur. Qelbësira, ju jeni qelbësira, jeni të ulët fare”.
Erjola: “Po prit moj mos përgjithëso, ta marrim vesh kush e ka bërë”.
Egla: “Unë nuk jam çmendur tani, mos e ke lënë diku. Unë e kam lënë aty dhe e kam palosur”.
Diskutime rreth kësaj post