Në qytetin e Shkodrës po punohet për vendosjen e semaforëve, për të lehtësuar kështu qarkullim më rrugë të qytetarëve dhe automjeteve.
Në lidhje me këtë ka bërë një postim në rrjetet social dhe kryeministri Edi Rama. Ai shkruan se në 30 vite demokraci, Shkodra nuk kishte asnjë semafor apo shtyllë semafori të ngulur si tentativë për vendosjen e tyre.
Rama teksa thumbon demokratët, shkruan se Partia Socialiste është e vetmja forcë civilizimi, progresi, modernizimi në Shqipëri.
“ A e dini se Shkodra s’kishte asnjë semafor, as edhe një, qoftë edhe një shtyllë semafori të ngulur si tentativë, në 30 vjet liri-demokraci ?
Tani nuk po komentoj për të ngacmuar të vdekurit e pakallur, as largqoftë për të treguar se çoç po ndodh, po thjesht për të thënë se fakti që më në fund edhe Shkodra do të ketë semaforë, është mbase shembulli më ulëritës mes mijëra shembujve të cilët tregojnë pse e vetmja forcë civilizimi, progresi, modernizimi në Shqipëri, është Partia Socialiste ”, shkruan Rama në postimin e tij.
Diskutime rreth kësaj post