Për vitin 2024, Finlanda kryeson sërish Raportin Botëror të Lumturisë. Për të 7-in vit radhazi, Finlanda renditet si vendi i parë më i lumtur në botë.
Raporti mat mbështetjen sociale, të ardhurat, shëndetin, lirinë, bujarinë dhe mungesën e korrupsionit për të përcaktuar lumturinë kombëtare të një vendi.
Vendi ynë renditet në vendin e 87 sa i përket lumturisë. Sa i takon grupmoshave, Shqipëria deri në moshën 30 -vjeç ka një përmirësim duke kaluar në vendin e 66-të, krahasuar me një vit më parë ku renditej e 80-ta, ndërsa për moshat 60 vjeç e lart indeksi e liston vendin tonë të 100-in.
Ndërkohë, sa i takon Kosovës renditet në vendin e 29 për indeksin e lumturisë. Për grupmoshën deri në moshën 30- vjeç Kosova është renditur në vendin e 23, ndërsa për të moshuarit 60-vjeç e lart renditet në vendin e 39.
Raporti bazohet në të dhënat e sondazheve globale nga njerëz në më shumë se 140 vende. Vendet renditen sipas lumturisë, bazuar në vlerësimet mesatare të jetës së tyre gjatë tre viteve të mëparshme, në këtë rast 2021-2023.
Vendet nordike kryesojnë listën si vendet më të lumtura. Sipas raportit, Norvegjia, Suedia, Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja, janë vende ku të moshuarit tani janë dukshëm më të lumtur se të rinjtë, ndërsa Portugalia dhe Greqia tregojnë modelin e kundërt.
Lumturia në mesin e të rinjve, të moshës 15-24 vjeç, gjithashtu ka rënë ndjeshëm në Amerikën e Veriut, ndërsa Evropa Qendrore dhe Lindore panë rritjet më të mëdha.
Holanda (nr. 6), Luksemburgu (nr. 8), Zvicra (nr. 9) dhe Australia (nr. 10) mbyllin 10-shen e parë.
Afganistani mbetet vendi më i ulët në botë për lumturinë. Në fund renditen edhe Libani, Lesoto, Sierra Leone dhe Kongo.
20 vendet më të lumtura në botë në vitin 2024
1. Finlanda
2. Danimarka
3. Islanda
4. Suedia
5. Izraeli
6. Holanda
7. Norvegjia
8. Luksemburgu
9. Zvicra
10. Australi
11. Zelanda e Re
12. Kosta Rika
13. Kuvajti
14. Austri
15. Kanada
16. Belgjika
17. Irlanda
18. Çekia
19. Lituani
20. Mbretëria e Bashkuar
Diskutime rreth kësaj post