Pas mbledhjes në seli me drejtuesit politik të qarqeve, kreu i qeverisë Edi Rama, ka folur për gazetarët.
Ai tha se objektivi i PS është ta çojë Shqipërinë drejt BE, pa kthim pas.
Po ashtu, u ndal edhe te projekti turistik për ishullin e Sazanit.
“Forca e vetme që ka aftësi dhe përgjegjësi për ecurinë e procesit të anëtarësimit. Objektivi ynë që Shqipëria të ngjitet në atë majë pa mundësi kthimi pas.
Transformimi i Sazanit në një xhevahir të kurorës së turizmit mesdhetar, është ambicie e kahershme. E kanë pasur dhe paraardhës të mitë, nuk është bërë realitet”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post