Seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, për pjesëmarrje në seancat plenare u shty.
Avokati Genc Gjuokutaj, tha për mediat se arsye e shtyrjes është mungesa e pjesëmarrjes së prokurorëve.
Gjokutaj: “Prokuroret munguan për arsye profesionale, seanca e rradhes date 25 mars. Janë dy prokurorë, njëri prej tyre duhej të ishte prezent. U caktua një datë tjetër, 25 mars në orën 09:00 do të mbahet seanca e radhës.
Kërkojmë që Berisha të marrë pjesë në seanca plenare. Pa u rreshtuar politika në qëndrimin e saj këta nuk marrin pjesë”.
Kujtojmë se GJKKO caktoi ndaj tij masën ‘arrest shtëpie’ më 30 dhjetor të vitit të kaluar, për çështjen e ish-kompleksit Partizani.
Diskutime rreth kësaj post