Ndoshta i keni harruar, por këta të famshëm janë ende gjallë
Kur në vitin 2014, vdiq ylli i madh i dikurshëm i kinematografisë, Shirley Temple, shumë njerëz ishin turpëruar – sepse kishin menduar se ajo kishte vdekur shumë kohë më parë.
Pra, të jesh i famshëm nuk është garanci që do të jesh gjithmonë në qendër të vëmendjes – sidomos jo nëse për një kohë të gjatë zhdukesh nga sytë dhe vëmendja e publikut.
Ndoshta, ka dhe të famshëm në moshë, të cilët pëlqejnë të kalojnë një pleqëri të qetë, andaj dhe nuk ju mungon shumë të qenit në qendër të vëmendjes. Disa megjithatë, herë pas here janë aktivë edhe në ditët e sotme – por në role jo shumë të vërejtshme.
Të tillë janë dhe këto yje të mëdha të kinematografisë, që do t’i prezantojmë sot, të cilët janë në pleqëri të thellë, por ende në mesin e të gjallëve. A ju kujtohen?
14. Zsa Zsa Gabor
Kjo aktore, tash 98-vjeçare, për herë të fundit u paraqit në ekran, në vitin 1996.
13. Rhonda Fleming
Sirena e viteve të 40-ta dhe 50-ta të shekullit të kaluar, është vitale edhe në moshën 92-vjeçare.
12. George Gaynes
Aktori i famshëm nga Akademia Policore, është ende vital, dhe ka mbushur 98 vjet.
11. Doris Day
Një prej ikonave të fundit të Hollywoodit të dikurshëm – tashmë ka mbushur 93 vjet.
10. George Kennedy
Këtë aktor legjendar, tash 90-vjeçar, mund të njihni mirë, sepse ai është ende aktiv në skenë.
9. Tippi Hedren
Përkundër problemeve të shumta shëndetësore, Tippi, 85-vjeçare, herë pas here është ende aktive në kinematografi.
8. Angela Lansbury
Dikur e famshme, kjo aktore që disa dekada me radhë, ka pasur vetëm role sporadike. Megjithatë, kjo 90-vjeçare, është ende vitale me shëndet.
7. George Hamilton
Siguroshy ju kujtohen rolet e shumta të Georget – i cili në kohën e fundit është paraqitur vetëm në disa emisione televizive, ndërsa tash është 76-vjeçar.
6. Wilford Brimley
Musteqoku i famshëm i kinematografisë ka mbushur 81 vjet, përkundër faktit se, që disa dekada lufton me sëmundjen e diabetit.
5. Kirk Douglas
Në vitin 1991 ka përjetuar përplasjen me helikopter, ndërkaq sulmin në zemër, në vitin 1996, por ylli i madh i kinematografisë, Kirk Douglas, tash 98 vjeçar, është ende vital. Përndryshe, ai është babai i aktorit tjetër të famshëm, Michael Douglas.
4. Jerry Lewis
Komiku legjendar, përkundër problemeve të shumta shëndetësore, është ende gjallë, ndërsa ka mbushur 89-vjet.
3. Olivia de Havilland
Aktorja më e vjetër që ka fituar ndonjëherë çmimin Oscar, Olivia, 99-vjeçare, herë pas here ende gjen angazhim në kinematografi.
2. Sidney Poitier
Ky është aktori legjendar që ka bërë histori në kinematografi si afro-amerikani i parë që ka fituar çmimin Oscar për rolin kryesor (1964). Sidney ka mbushur 88 vjet, ndërsa deri vonë ishte aktiv edhe në diplomaci në Japoni.
1. Abe Vigoda
Aktori i famshëm nga filmi Kumbara, dy herë ishte shpallur gabimisht i vdekur nga mediet, një herë në vitin 1982 dhe një herë tjetër më 1987 – megjithatë, ai është ende gjallë dhe ka mbushur 94-vjet.
Diskutime rreth kësaj post