Një aksident ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes në aksin Elbasan-Librazhd. Dy automjete janë përplasur mes tyre në vendin e quajtur ‘nënkalimi i trenit’ në Xibrakë.
Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur Astrit Çota me banim në Librazhd.
Ai është transportuar për në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Nga pamjet shihet se si automjetet janë përplasur fort mes tyre.
Në vendngjarje ka shkuar policia e cila ka normalizuar tarfikun dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Diskutime rreth kësaj post