Këngëtari shumë i dashur për publikun, Luiz Ejlli, ka postuar disa fotografi gjatë natës së mbrëshme, ku ka shkruar edhe një mesazh për fansat që e komentuan si mendjemadh.
Natën e djeshme ai ishte i ftuar special në “Big Brother Vip 3”, ku përveç prezantimit të këngës së re, ai u fut edhe në rolin e opinionistit.
Postimi:
“Faleminderit të gjithëve për dashamirësinë dhe pritjen e ngrohtë, gjithashtu i kërkoj ndjesë atyre që dukem “mendjemadh” thjesht po them këndvështrimin tim. Tek e fundit, nuk jam opinionist por thjesht një ish banor”, – shkruan Luizi
Gjatë Prime-it të djeshëm, Luiz Ejlli, ka komentuar se si është të jesh në rolin e opinionistit, duke e krahasuar me edicionin e vitit të kaluar.
Ai tha se Arbri i ka thënë që është një pozicion i vështirë, por këngëtari nga ana tjetër, nuk la pa përmendur edhe Zhaklin Lekatarin, ku njëkohësisht me nota humori, thirri Ledionin në emrin e Arbanës.
Diskutime rreth kësaj post