Koreografi Albi Nako, pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip 3, ka vendosur të bëjë zyrtare lidhjen e tij me partneren Doris Staka, duke i propozuar për martesë.
Ai ka zgjedhur që propozimin t’ia bëjë në një program televiziv ku i dedikoi dhe disa rreshta dashurie, të cilat e përlotën Dorisin.
“Zgjodha të të doja në heshtje, sepse në heshtje nuk gjej asnjë pengesë. Unë zgjodha të të doja në vetmi, sepse në vetmi ti je vec e imja. Unë zgjodha të të adhuroja prej moshës, sepse mosha heq çdo dhimbje. Unë zgjodha të të puthja prej aromës tënde sepse ajo është më e lehtë se buzët e mia. Dhe unë zgjodha të të mbaja në ëndrra sepse aty je në përjetësi. Të dua pafund Doris”, ishin fjalët që Nako kishte zgjedhur për të dhe ajo tha ‘Po’.
Si ndiheni tani?– u pyetën nga gazetarja.
“Ndihemi si burrë e grua”, tha Doris.
“Tani fillon loja”, u shpreh koreografi, batutë për të cilën do të mbahet mend në Big Brother.
Kujtojmë se Albi Nako ka qënë i kurorëzuar me balerinën e njohur Klaudia Pepa dasëm e cila u bë në një nga televizionet kombëtare. Po ashtu Nako është përfolur edhe për një histori rozë me balerinën Alba Hoxha e cila mbeti mister për arsyet e ndarjes.
Diskutime rreth kësaj post