Debati mes Ilnisa Agollit dhe Rike Rocit në shtëpinë e Big Brother Vip 3, është rindezur sërish. Ndërsa qëndronin në kuzhinë, Rikja i është drejtuar Ilnisës të duke i thënë se i janë ngritur shumë puplat, ndërsa Ilnisa ka tentuar ta injorojë.
Megjithatë, Rike ka vazhduar duke e pyetur se pse ka kaq tangërllik, dhe në përgjigje Ilnisa e ka ftuar të flenë bashkë. Kjo ftesë e ka nervozuar Riken duke bërë që debati të agravojë dhe më tej.
Rike: I ke ngritur shumë puplat, uli
Ilnisa: Po ç’pupla me ngrit me ty
Rike: Ej pse je kaq me tangërllik, ca të duket vetja
Ilnisa: Një gocë që nuk shkruan te pasqyra budalliqe
Rike: Po ti i thua budalliqet, kaq po të them, mos më nervozo
Ilnisa: Pse çfarë ndodh kur nervozohesh
Rike: Mos më nervozo më se nuk jam duke ta varur fare, je ti që je duke më ngacmuar
Ilnisa: Ça ndodh, o mirësia, o engjëll i shtëpisë ti
Ilnisa: A do vish të flemë bashkë
Rike: Nuk të mjafton Meritoni? Do të vij dhe unë
Ilnisa: Do të mësoj si shihen ëndrrat
Rike: Ku di ti çfarë janë ëndrrat. Të kam thënë unë ti je si ajo çapa e fundit në pjatë që mezi presin ta marrin. Ashtu je ti, more vesh
Ilnisa: Aty e ke pasyrën, shkruaj ndonjë gjë
Ilnisa: Ca të të kthesh ty përgjigje
Diskutime rreth kësaj post