Komisioni Rregullator i Energjetikës i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,38 %.
Çmimet shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1) ulen për 0,50 den/litër.
Nga data 12.3.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 82,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 84,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 76,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 75,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU do të shitet për 44,019 (denarë/kilogram)
Diskutime rreth kësaj post