Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar uron të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit, i cili nis ditën e nesërme. Në një mesazh, Bujar Spahia thotë se ky është muaji i solidaritetit, dhënies së lëmoshës. Spahia thotë se Ramazani është muaji i begatë që shpërblehet nga Allahu.
Në mesazhin e tij, Spahia u ndal edhe tek lufta në Rripin e Gazës dhe në Ukrainë, duke iu lutur Zotit që të arrihet paqja sa më shpejt.
“Falënderime i takojnë Allahut që na mundësoi të arrijmë muajin e ramazanit. Muaji i bekuar i Ramazanit është një mundësi që Zoti na ka dhuruar për ta pastruar shpirtin dhe trupin. Ramazani nuk është muaj diete, por muaj adhurimi përmes të cilit njeriut ka mundësinë e artë të arrijë kënaqësinë e Zotit dhe përmes kësaj arritje të begatojë vete e tij me mirësi në këtë botë dhe ne atë të përtejmen. Ramazani është pastrim shpirtëror në radhë të parë. Agjërimi synon të formojë një personalitet të kompletuar të besimtari. Ramazani është muaji i solidaritetit mes njerëzve, është muaji i dhënies së lëmoshës, është muaji i përkushtimit në familje, i përkujdesjes ndaj prindërve. Secili ka mundësi të rikuperojë në këtë muaj lidhjet e shkëputura me njerëzit e afërt. Në këtë muaj të begatë çdo vepër shpërblehet shumëfish nga Allahu. Aq i rëndësishëm është ky shpërblim sa agjëruesi i sinqertë e ka një portë të veçantë për të hyrë në të. E lusim zotin që të na mundësojë që të dalim të falur në fund të këtij muaji, të na bëjë paqe e begati, që të arrihet s amë parë paqja mes palëve në Gaza, Ukrainë dhe në çdo vend ku ka konflikte dhe njerëzit që gjejnë qetësinë e merituar dhe të kalojnë një Ramazan të Begatë”, thotë Spahia.
Diskutime rreth kësaj post