Së shpejti “destinacion i gjelbër”, tërheq vizitorët me natyrën, historinë dhe agroturizmin.Banorët e Belshit ndjehen mjaft të vlerësuar me çmimin që bashkia e tyre mori në eventin e rëndësishëm botëror të turizmit.
Në ITB Berlin, në panairin më të madh të turizmit në botë, Bashkia Belsh është vlerësuar me çmimin e 2-të për arritjet në zhvillimin e vrullshëm të turizmit lokal si edhe për vëmendjen e treguar në ekoturizëm. Gjithashtu Belshi është bashkia e parë në Shqipëri që së shpejti do certifikohet “Destinacion i Gjelbër”.
Çmimi special i është dorëzuar kryetarit të kësaj Bashkie, Arif Tafani gjatë një Forumi Ndërkombëtar me pjesëmarrjen e 100 kryebashkiakëve nga shtete të ndryshme të botës të cilat e kanë mjaft të zhvilluar industrinë e turizmit.
Diskutime rreth kësaj post