Dua Lipa u rikthye në shkollën e saj të vjetër fillore për të surprizuar nxënësit e vitit të 6-të dhe për të rikujtuar vendin e vogël ku bënte audicione për shfaqjet e saj kur ka qenë e vogël.
Superylli i muzikës shkoi në klasën e gjashtë për të suprizuar fëmijët së bashku me prezantuesin e emisionit të mëngjesit të BBC Radio 1, Greg James.
Gjatë vizitës, ajo ka ndarë me të rinjtë përvojat e saj kur ishte vetë në ato banka. Përherë e përkushtuar ndaj rrënjëve të saj dhe duke mos harruar nga ka nisur, Dua ka shpjeguar para nxënësve se në shfaqjen e shkollës ajo nuk kishte marrë rolin e saj të dëshiruar.
Mësuesi i saj i vjetër, Rob, më pas tregoi një klip të saj në “pjesën që ajo nuk donte” dhe e ftoi atë në audicion për rolin kryesor.
Nxënësit e klasës së gjashtë kanë filluar t’i tregojnë asaj aftësitë e tyre për aktrim. Si një nga figurat më frymëzuese të skenës muzikore ndërkombëtare, Dua Lipa ka dhënë një mesazh të fuqishëm se me përpjekje dhe pasion, ëndrrat mund të bëhen realitet.
Diskutime rreth kësaj post