Kryeministri Edi Rama uroi sot gratë dhe vajzat me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Rama theksoi se, dita e 8 Marsit të kujton se nuk ka lule që ua merr nurin, grave të sakrificës, dhembshurisë e dashurisë.
8 Marsi është Dita Ndërkombëtare e Gruas që në Shqipëri njihet edhe si Dita e Nënës. Në këtë ditë shprehet mirënjohja për kontributin e madh të grave dhe vajzave jo vetëm brenda familjes por edhe në shoqëri dhe vendet e punës.
Lulet dhe dhuratat nuk mungojnë këtë ditë për të gjitha gratë dhe vajzat, ndërsa është e zakonshme organizimi në kolektiva për të festuar një ditë ndryshe, larg angazhimeve familjare apo të punës.
Dita Ndërkombëtare e Gruas u shpall e tillë në kujtim të ngjarjes së 8 marsit 1857, kur rrobalarëset e Nju-Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.
100 gra nga shumë vende evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, vendosën që 8 marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Grave.
Diskutime rreth kësaj post