Lisi Myrta, është një nga konkurrentët e këtij edicioni të Big Brother Vip, i cili edhe pse qëndroi për një periudhë të shkurtër brenda shtëpisë, do të mbahet mend gjatë.
Gjatë eksperiencës së tij në BBV, Lisi është përfolur gjatë për raportin miqësor me Romeon, kjo pasi ky i fundit vazhdon ta përmendë çdo ditë të qëndrimit të tij në shtëpi. Në një intervistë për Vip Magazine, Lisi shprehet se ky raport nuk ka ndikuar në lojën e tij, pasi miqësia e tyre ka qenë reale.
“Lidhur me Romeon nuk do ndryshoja asgjë. Ka qenë një marrëdhënie super. U përfshimë të dy me njëri tjetrin. As nuk më ka penalizuar dhe as nuk më ka forcuar. Kemi mbështetur dhe kemi gjetur njëri tjetrin”, shprehet Lisi.
Pas daljes nga shtëpia, Lisi është parë shpesh edhe në shoqërinë e binjakut tjetër të familjes Veshaj, Donaldit i cili po ashtu ka qenë pjesë e këtij reality show në edicionin e parë të tij. Pyetur nga Vip Magazine se cili nga binjakët po bën lojë më të mirë, Lisi vlerëson vërtetësinë e Romeos.
“Unë mendoj që Romeo deri diku edhe nuk po luan. Romeo tregon vërtetësinë në atë lojë. Thjesht po e jeton. Ai po e shijon atë periudhë aty brenda. Kjo qenë një nga arsyet që edhe na ka bashkuar bashkë. Kemi pasur shumë situate për të përfituar, por nuk kemi luajtur. Mendoj që me vërtetësinë dhe situatat që krijohen aty brenda, them që është një nga pretendentët kryesorë. Dhe pse jo këtë vit ta fitojë një njeri i vërtetë dhe jo një lojtar që luan dhe krijon situata”, u shpreh ai.
Lisi ka një përgjigje edhe për Gracianon i cili e nxori nga shtëpia duke përdorur kutinë e pandorës, ku e çoi në nominim përballë Heidit dhe Romeos.
“Me Gracianon do them vetëm një fjali. Graciano siç hyri ashtu edhe doli. Ndërsa unë hyra si zotëri dhe dola si zotëri”, thotë Lisi.
VIDEO
Diskutime rreth kësaj post