Motrat Vjollca janë mbledhur mbrëmjen e djeshme për të festuar ditëlindjen e nënës së tyre. Festimet kanë filluar në orën 12 të natës, kur Luana dhe Marina i kanë bërë një surprizë të mrekullueshme në shtëpi me një tortë dhe buqete lulesh.
Luana ka ndarë momentin emocionues nëpërmjet një story në Instagramin e saj, duke shkruar: “Ne si familje kemi adetin përherë të shkojmë në 12 fiks për të uruar njerëzit e zemrës.” Ky adet i tyre i është bërë një traditë e bukur për të festuar ditëlindjet dhe momentet e veçanta në një mënyrë të paharrueshme.
Marina Vjollca, në anën tjetër, ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e saj në Instagram. Ajo ka postuar dy foto të të ëmës me vajzën e saj, duke shkruar: “Happy birthday Mama! Falenderoj zotin që më ka bekuar me një mamë si ti!” Mesazhi i emocionueshëm i Marines tregon dashurinë dhe respektin që ato kanë për nënën e tyre në këtë ditë të veçantë.
Diskutime rreth kësaj post