Belshi ka fituar çmimin e dytë si destinacion i Turizmit të Gjelbër mes 100 vendeve të përzgjedhura nga e gjithë bota, në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit ITB Berlin.
Lajmin e ka publikuar dhe kryeministri Edi Rama i cili thekson se Belshi ka rilindur nga plehrat ku e gjetën kur morën pushtetin.
“Belshi i Rilindur nga ferrat e plehrat ku e gjetëm kur morëm detyrën, fitoi dje Çmimin e Dytë si destinacion i Turizmit të Gjelbër, mes 100 vendeve të përzgjedhura nga e gjithë bota, në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit ITB Berlin. Një super bravo kryetarit të bashkisë Arif Tafani, ekipit simpatik të Bashkisë Belsh, sipërmarrësve të vegjël të Belshit që me investimet e tyre në hoteleri e shërbime po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë, si edhe komunitetit të mirë e mikpritës belshiot”, shkruan kreu i qeverisë.
Diskutime rreth kësaj post