Avokat i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka leshura kritika të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryeministrit Edi Rama. Gjatë një interviste, avokat Ngjela zbuloi pazarin e fshehtë mes Ramës dhe Berishës që vazhdon edhe sot, teksa tregon se si amerikanët spastruan politikën shqiptare nga ish-kryeministri dhe kush është partia e vetme që mund të rrëzojë Partinë Socialiste nga pushteti. Sipas tij, SPAK gati t’u japë goditjen finale të korruptuarve me ndihmën e amerikanëve.
-Avokat Ngjela, në vend vijohet që të ketë kriza politike dhe shpesh herë ka pasur marrëveshje mes palëve për ti kapërcyer dhe nuk ka munguar edhe ndërmjetësimi i ndërkombëtarëve, ka një mundësi që të kapërcehet ky ngërç i krijuar prej muajsh?
Ngërçin e krijon korrupsioni. Sepse është frika e goditjes penale nga korrupsioni që e ka sjell Partinë Demokratike në këtë gjendje. Janë në rrugë pa krye se sa do që ta zgjas nuk ka mundësi që të vish në pushtet me kryengritje. Janë në monitorim ndërkombëtar. Këta që do vijnë në pushtet vijnë për ta ndërtuar vendin apo për ta shkatërruar. Që të kenë ato komisione fuqi duhet që të kesh shumicën në Parlament, kuptoni se sa në boshllëk punojnë. Kur nuk ke shumicën në Parlament nuk mund të bësh hapa të tillë.
-Si po ndikon kjo te elektorati dhe tek qytetarët?
Të mërzitur janë, nuk kuptojnë gjë. Ata që janë në opozitë ata thonë do bëjmë kryengritje dhe si shkojnë më shumë se 200 njerëz kur i thërrasin. Si do bëjnë kryengritje ata? Ata pjesëmarrje masive nuk kanë, atëherë duan që të dëmtojnë situatën në vend.
-Sa do të ja dalin sipas jush?
Nuk ka pushtet gjyqësor, sepse nuk do t’ ja dilnin dot fare nëse do të kishte. Gjithë këtë ngërç që po ndjen vendi është sepse për 20 e ca vite u korruptua pushteti gjyqësor. Pyetja bëhet po SPAK? Nuk e di se çfarë do të bëjë SPAK. Nuk mund të bllokosh dot Parlamentin, nuk ka ligj. Sepse duhej ligj kush bllokon Parlamentin kaq vite burg. Është turp, si mund të bllokosh Parlamentin.
-Duket se do të formalizohet edhe bashkimi i Rithemelimit me Gazment Bardhin dhe deputetët që e mbështesin atë, si e shihni?
Do bashkohet korrupsioni, asgjë tjetër nuk bëjnë. Ja u bashkuan, po a fitojnë dot zgjedhjet ? Vetëm kthimi tek Partia Demokratike zyrtare mund të bëjë që të fitojnë zgjedhjet. Por si vihet tek Partia Demokratike? Duhet që të iki Saliu.
-Basha është i duhuri për ta drejtuar Partinë Demokratike sipas jush?
Nuk është i duhuri në kuptimin e lartë politik. Por, nëse do bëhet një ribashkim i Partisë Demokratike ka nevojë për kongres. Pa kongres nuk bëhet gjë, sepse do të zgjedh lidershipin. Lidershipi del nëpërmjet një kongresi, nuk dihet se kush mund të fitojë sepse do të ketë konkurrencë të madhe.
-Kë shihni ju si një figurë që mund të marr drejtimin e demokratëve?
Nuk di çfarë të them, nuk kam qëllim që të shprehem. Se mos fjala ime do të vendos. Unë them se atje ka mbi 10 që janë edhe në këshill, por duhet bashkim. Unë kam eksperiencën italiane të ndarjeve dhe të bashkimeve. Ata i kam ndjekur me vëmendje, por këta janë të përçarë mes tyre. Këtu nuk qarkullojnë elitat sepse këta e kanë ngrirë situatën.
-Si e parashikoni ju mënyrën se si do të përfaqësohet opozita në zgjedhjet e ardhshme?
Ramën e bënë mbret. Rama është me Saliun, e përkrah që të rrijë Saliu, PD nuk fiton do të me Saliun. Berisha e mban Ramën në pushtet. Mua më erdhi njëri nga ata liderët e tyre dhe më tha i thash Ramës kur doli ajo drejtësia e re dhe i thash duhet ta lëmë Saliun dhe ai nuk foli. Ai e mban që të ngel në pushtet vet. Kush e ka përçarë Partinë Demokratike? Basha? Jo. Basha bëri një akt kur doli ‘non-grata’ për Saliun dhe ai e hoqi nga grupi dhe Saliu përçau partinë. Në vend të bënte politikë të re ai bëri përçarjen. Berisha është i dënuar dhe mund të arrestohet, nëse arrestohet nuk vjen më në politik. Ai duhet që të marr pafajësinë që të rrijë në politik.
-Nëse për 6 muaj Berisha nuk shkon në Kuvend mund të rrezikojë që të humbas edhe mandatin e tij të deputetit?
Jo atë nuk e humbet dot. Mandatin kur mungesa është e arsyeshme nuk e humbet, sepse ai është i izoluar. Njëri mund të ketë sëmundje dhe çon raport. Dënimi i tij që është me përqindje të lartë që të ndodh ajo e eliminon nga politika atë. Saliu është në SPAK. Blinken tha SPAK e drejtojmë ne, ata i paguajnë paratë. E dini ju se sa i kanë rrogat ata në SPAK? I paguan Amerika.
-A është ngritur në lartësinë e duhur SPAK dhe Gjykata e Posaçme?
Deri tani ka një arsye zbutëse. Janë shumë të korruptuarit në qarqe të larta, nëse ata do bëjnë goditje edhe majtas, neutralizohet në Parlament dhe shumicën e ka Partia Socialiste. Po korrupsioni nuk goditet në një krah. Ata ecën me Doktrinën e Bonapartit, kur erdhi në pushtet ai filloj goditjen majtas fillimisht dhe pastaj djathtas. Edhe këtu, ata majtas e filluan. Djathtas goditën Berishën, ish-kryeministrin, i nxorën faktet dhe më pas e çuan në arrest shtëpie.
-Si ka ndikuar në mënyrën e qeverisjes situata e opozitës?
E kthyen Ramën në absolut. Në këtë gjendje është, i ka dhënë pushtet absolut kryeministrit.
-Si i keni parë ligjet e fundit që janë miratuar si ai për zonat e mbrojtura?
Nuk kanë ndonjë gjë esenciale. Duhen ligje që duhet që të godasin korrupsionin. Ato ligje janë ende të buta. Duhet që të fuqizohet me ligje SPAK. Po SPAK-un e kanë mortje të dyja palët. Këta bëjnë çfarë është e mundur për ti ngadalësuar gjërat. Pra, çështja qëndron që demokracia nuk është në zhvillim sepse është e çalë, një këmbë ka dhe nga mungesa e këmbës i ka rënë shpejtësia. Vonesa e drejtësisë është padrejtësi dhe kjo vjen si pasojë e këtyre. SPAK ka frikë të ti çojë atje. PS ka humbur edhe një ish-zv/kryeministër, pra njëri është ish-kryeministër dhe njëri ish-zv/kryeministër. Opinioni publik do luftën kundër korrupsionit sepse i ka ardhur në majtë të hundës. Tani ata janë të bindur se në vend ka korrupsion.
-Sot jemi në një situatë ku krimi ka njohur përshkallëzim të frikshëm?
Unë në ’92 kam hedhur idenë kush do ta fitojë luftën në vend, krimi apo shteti. Deri tani e ka fituar krimi. Me gjithë këtë korrupsion kaq të madh, nuk ka vrasje të mëdha politike. Kemi me dyshime 2 ose 3, pa prova. Nuk e arsyetojë dot se çfarë ndodh as ekspertët. Ka konflikt midis çmimit të banesë që shitet dhe qiramarrjes, banesa ka shkuar 5 mijë euro metër katrori e ka qiran 350 deri 400. Mirëpo ky është konflikt. Atëherë ka lëvizje nga ndikimi i perëndimit. Po me se është mbajtur vendi? Njëherë e ka mbajtur Moska, pastaj Kina. Pasi iku Kina pas 4 vitesh ranë ata dhe dorëzuan pushtetin. Pra këto vende i kanë dhënë këtyre atë pjesën për të mbajtur ekuilibrin.
-Raportet e ndërkombëtare thuhet se është nivel i lartë korrupsioni, sipas jush, a është rritur apo ka ngel në të njëjtin nivel?
Ka rënie. Janë trembur nga SPAK. Korrupsioni shtetëror është i mbrojtur me korrupsion plus korrupsion. SPAK e dha provën me këto goditje në nivel të lartë që ka bërë.
-Berisha pse nuk tërhiqet?
I pandehuri ka raste që bie në delir ose ha çdo gënjeshtër që i thonë, pastaj e ka a jetë a vdekje. Po të ketë shpresë se merr pafajësinë ai bëhet më i fuqishëm se ka qenë.
-Në politik keni bërë me dije se mund të riktheheni, çfarë mund të na thoni më shumë?
Do kthehem në këto zgjedhje. Dita kur, varet kur ta shikoj unë si mundësi. Do dal me partinë time, është vetëm elektorale, nuk është me sistem, sistemi krijohet dhe funksionon në momentin e zgjedhjeve. Kompromise do kemi djathtas. Partia ime quhet ‘Ligj dhe drejtësi’. Djathtas më afër është Basha. Sepse është parti amerikane, nuk është pak ajo.
Diskutime rreth kësaj post