Mbrëmja e djeshme ishte tepër e gjatë dhe plot dinamika për banorët e spektaklit televiziv “BBV3” të cilët u gjendën përballë shumë akuzave, debateve dhe padiskutim shumë surpriza për ta.
Modelja Sara Gjordeni ishte banorja e cila u përjashtua prej produksionit dhe gjatë daljes nga shtëpia pranoi të takonte vetëm dy prej banorëve, Bardhin dhe Meritonin.
Mirëpo ky i fundit nuk është ndjerë mirë dhe për këtë arsye Ledioni i ka thënë të largohej për në dhomën e rrëfimit në mënyrë që të merrte ndihmë mjekësore.
Por në fakt nuk ka qenë ashtu, pasi është zbuluar se Meritoni ka dalë nga shtëpia dhe është dërguar për në Spitalin e Traumës.
Ai ka qëndruar për pak kohë aty mirëpo ky detaj nuk është zbuluar prej produksionit.
Diskutime rreth kësaj post