Engjëllush Spaho me profesion bletërritës prej më shumë se katër dekadash i ftuar në një emision televiziv, foli për sekretet një mjalti natyral.
Ai tregois disa nga mënyrat se si mund të dallohet një mjalt i mirë, ku tha se më i miri i mundshëm është ai poliflro, pra që vjen nga shumë lule.
“U bë gati 45 vite që jam marrë me bletës, që në periudhën e komunizmit. Në shije, mjalti duhet të vijë tamam si një mjaltë, të mos ndihen kokrra sheqeri.
Bletët në një vit konsumojnë 250 kg ushqim. Në muajt shkurt dhe mars ka mungesë poleni. Unë i shtegtoj bletët, nga Tropoja në Konispol. Aktualisht unë kam 200 koshere bletë. Ngjyra që duhet të ketë një mjalt i mirë është në varësi të vendeve ku bletët kanë kullotur.
Mjalti nuk skadon, por me kalimin e kohës i ikën shija. Kur mjalti vuloset, i ruajtur në enë qelqi nuk prishet. Për të dalluar nëse mjalti është i mirë mund të bëjmë analiza, ose mund ta provojmë vetë. Mjalti nuk duhet të digjet, nëse kjo ndodh atëherë do të thotë se ka përbërje sheqeri. Mjalti më i mirë është ai poliflor, pra që vijnë nga shumë lule.”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post