Arrestimi i Liam Osmanit brenda “Big Brother VIP”, ishte lajmi që qarkulloi me shpejtësi në gjitha mediet shqiptare. Banori më i ri i këtij formati televiziv u vu në pranga në ambientet e “Top Channel” për shkak të një dënimi penal të pashlyer, dhënë vite më parë.
Kjo ngjarje u trajtua mbrëmë edhe në emisionin e Grida Dumës në “Top Story”, ku në panel ishte edhe avokati i Osmanit, Dritan Shehaj. Ky i fundit tregoi se proceduralisht, klienti i tij mund të lihej i lirë brenda pak ditësh. “Liami nuk ka pasur dijeni për dënimin. Dhe legjislacioni penal shqiptar e parashikon qartë, se kur bëhet kërkesa për rinisjen nga e para të hetimeve, gjykata është e detyruar ta pranojë. Unë besoj se brenda 15 ditëve mund të dalë”.
Sakaq në emision ishte edhe Ori Nebijaj, deputet e Kuvendit të Shqipërisë, njëkohësisht edhe në rolin e opinionistes në këtë show televiziv. “Unë besoj se Liami mund të futet sërish brenda shtëpisë së Big Brother VIP”, deklaroi ajo duke marrë edhe miratimin e avokatit.
A do të hyjë sërish? Kjo mbetet për t’u parë.
Diskutime rreth kësaj post