Ndonëse nuk ka ende një reagim zyrtar nga çifti Sara Hoxha dhe Ledri Vula lidhur me thashethemet që qarkullojnë për ndarjen e tyre, ndjekësit në rrjetet sociale vazhdojnë aludimet se mes tyre ka një krisje.
Në një intervistë “virtuale” në “Instastory”, Sara është ironizuar nga një ndjekës i cili i thotë të mos harrojë se kush i hapi rrugën drejt famës dhe e solli këtu ku është. Ironinë, blogerja ja ka kthyer me ironi ndjekësit duke i falenderuar që e kujtoi për këtë gjë.
Kujtojmë se dyshja prej kohësh, duket se po bëjnë jetë të ndarë por për sa kohë mes tyre është vajza e tyre Poem çifti mund të ketë një mundësi rikthimi.
FOTO
Diskutime rreth kësaj post