Ermal Mamaqi ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, ku ka folur rreth jetës dhe karrierës profesionale.
Gjatë bisedës me Ester Bylykun, ai ka vendosur të sqarojë dhe një deklaratë që Fifi ka dhënë disa kohë më parë në një emision televiziv, ku u shpreh se gjatë bashkëpunimit me Mamaqin, ai i ka nxirë jetën. Komediani filloi të qeshte në momentin kur u tregua kjo duke shtuar se mund ta ketë thënë me shaka.
“Besoj se Fifi këtë e ka thënë me shaka, por nëse do të qëndrojmë seriozë, unë kam një natyrë që dua të jem korrekt në punë dhe pres korrektesë nga ata që punojnë me mua”, u shpreh ai.
“Ndonjëherë Fifi vonohej dhe ne nuk ishim shumë të lumtur me këtë. Ky ishte rezultati final, që ne nuk ishim të lumtur”, theksoi më tej ai.
Fifi ka qenë e angazhuar shumë vite më parë në emisionin e Ermalit, në të cilin po ashtu mori vëmendje të madhe.
Pavarësisht kësaj, ajo ka shkëlqyer edhe më pas duke sjellë hite të mëdha.
Diskutime rreth kësaj post