Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me arrestimin e Liam Osmanit brenda shtëpisë së “Big Brother”, në të cilën u fut mbrëmjen e djeshme. Osmani akuzohet për “mashtrim” dhe për këtë akuzë ai është dënuar me 2 vite e 6 muaj burg.
Mësohet se Liam Osmani ka hyrë në Shqipëri 10 ditë më parë dhe sistemi në Rinas nuk e ka kapur dhe ka kaluar pa probleme.
Pasi policia e ka parë në “Big Brother” ka shkuar dhe ka ekzekutuar urdhër ndalimin për dënimin me 2 vjet e 6 muaj burg për mashtrim biletash në vlerë rreth 6 mijë euro.
Para hetuesve, pas ekzekutimit të urdhër ndalimit, Liam Osmani ka pretenduar se ka qenë në dijeni të një denoncimi në emër të tij për mashtrim, por jo se ishte dënuar.
Osmani në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.
Diskutime rreth kësaj post