Ditën e nesërme në orën 11 gjyqtarja Irena Gjoka do të shqyrtojë kërkesën e Sali Berishës për të dalë nga arresti i shtëpisë.
Seanca ishte parashikuar të mbahej disa ditë më parë por për shkak se gjyqtarja ishtë në një tjetër proces, seanca u shty.
Avokatët e Sali Berishës, Genci Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë përgatitur argumentet e tyre të cilët do ti drejtohen gjykatës për zbutje mase sigurie për ish-kryeminsitrin.
Ndërkohë seanca për Jamarbër Malltezin do të mbahet në orën 12:00.
Dhëndri i Sali Berishës i ka kërkuar gjykatës të dalë nga arresti i shtëpisë dhe të hetohet pa masë sigurie.
Berisha akuzohet për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim sipas nenit 260 dhe 25 i Kodit Penal.
Ndërsa dhëndri akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim sipas nenit 260 dhe Pastrim i Produkteve në bashkëpunim sipas nenit 287 të Kodit Penal.
Malltezi u lirua nga burgu me 21 nëntor nga gjyqatarja Iliriana Olldashi.
Diskutime rreth kësaj post