Fationi la shtëpinë e Big Brother, një vendim ky i marrë nga ana e vetë banorit. Pas daljes ai u shpreh se situata me Meritonin ishte bërë diçka që ai nuk e përballonte dot, pasi nuk ishte hera e parë që ky i fundit ofendonte femrat në shtëpi.
“Kjo nuk ishte vetëm për pjesën e Rikes. Çfarëdo gjëje të bëjë femra, ne nuk duhet të bëjmë veprimin e fundit. E kisha të pamundur. Po më vriste kjo gjëja. Dhashë fjalën për këtë gjë dhe duhet ta mbaja.
Nuk dola prej Meritonit. Kam parë shumë situata që ka ofenduar në mënyrë kategorike. Nuk e di se çfarë është dhënë jashtë. Për mua personalisht është shumë e tepërt. Ju kërkoj ndjesë dhe juve që disi u rebelova.
Nuk e prisja deri në këtë pikë. Mendoja që për atë gjë që kishte bërë, duhet të kishte dalë. Nuk ishte hera e parë. E dija që po të rrija në shtëpi do të vazhdonte e njëjta situatë”, tha Fationi pas daljes.
Më pas ai pati dhe një diskutim me Riken, ku i uroi dhe fitoren.
Fation: Unë e kisha të ndarë, ti e di shumë mirë këtë gjë. E di që je e drejtë në lojë, pavarësisht se disa duan të përfitojnë. Por të uroj fitore.
Rike: Ti ke bërë një gabim të madh.
Fation: Jepi drejtim. Je më e fortë vetë.
Rike: Pse i bëre qejfin? Ai u lumturua.
Fation: S’ka problem. Njerëzit e vegjël e marrin këtë si fitore. Unë jam njeri i madh.
Diskutime rreth kësaj post