Në samitin e Ballkanit Perëndimor me BE-në për Planin e ri të Rritjes, që po zhvillohet sot në Tiranë, eurokomisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi theksoi se vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor do të marrin 6 mld euro ndihmë.
Por për ti tërhequr këto fonde shtesë që do të vijnë në formën e granteve dhe huave ka disa kushte që duhen plotësuar nga vendet e rajonit.
“Pra nuk është vetëm një ide e KE apo BE apo KiE që ka vendosur që kjo gjë të krijohet, por edhe ideja e të gjithë rajonit. Ne po flasim dhe po themi që çfarë do të zbatojmë nga ky plan për këtë vit. Po punojmë legjislacionin e duhur dhe vijojmë diskutimet se çfarë duhet të bëjmë. Dita e sotme ka qenë një inkurajim i madh për ne për të ecur në mënyrë të përshpejtuar. Kryeministri përmendi për SEPAT, unë doja të përmendja forsitë e gjelbra që ne e krijuam gjatë Covid-it dhe nga të cilat do të përfitojnë si bizneset dhe qytetarët. 20 vite kohë pritjeje për kamionët, kjo tashmë është hequr. Këto janë elementë dhe ato gjëra që njerëzit të prekin dhe ndjejnë. Sigurisht që Europa është shumë burokratike por mendoj që këtë herë kemi mundësinë të tregojmë cilat përfitimet ekonomike dhe të mirat që sjell në shoqëri anëtarësimi në BE. Ndërkohë që një element tjetër është elementi është që rajoni mund të bëhet gati për anëtarësim në BE edhe më shpejt. Vendet tuaja po aplikojnë këto rregulla që sot me qëllim që kur të arrijmë tek anëtarësimi gjithçka të kryhet më thjesht.
Së treti, dëshiroj të theksoj sigurisht që e kuptoj se pjesëmarrja në tregun e përbashkët ka të bëjë me konkurrencën. Ne e dimë që do të ishte e padrejtë që ne t’u kërkonim partnerëve tanë të Ballkanit që të konkurronin në treg me kompanitë tona të cilat kanë avantazhet e tyre. Prandaj po japim fonde shtesë që këto reforma të kryhen sepse shumica e tyre kanë kosto financiare shtesë. Ne jemi të gatshëm që të lehtësojmë këtë kosto dhe udhëheqësit europian kanë vendosur që 6 miliardë euro do të duhet të ndihmojnë rajonin. Kjo është sasia e fondeve që u jepet vendeve anëtare sipas fondeve strukturore dhe deri në vitin 2027. Pas 2027 do të ishte e vështirë që vendet e rajonit të thoshin s’jemi gati për në BE”- tha Varhelyi.
Diskutime rreth kësaj post