Pas samitit të zhvilluar dje në Tiranë për Ukrainën, sot kryeqyteti pret një tjetër samit, atë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarëve të lartë të BE-së, me fokus integrimin e rajonit në Bashkimin Europian dhe zbatimin e planit të rritjes ekonomike.
Kryeministri Edi Rama si organizator i këtij aktiviteti ka pritur liderët e Ballkanit Perëndimor në Pallatin e Kongreseve.
E para që ka mbërritur në tapetin e kuq ka qenë Majlinda Bregu, e cila mban edhe detyrën e Sekretares se Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC)
Diskutime rreth kësaj post