Anëtarët e familjes Kardashian-Jenner, përveç markave dhe reality show-ve të tyre, fitojnë shifra marramendëse falë postimeve në rrjetet sociale.
Hopper HQ së fundmi ka dhënë një vështrim në lidhje me këtë temë
Secili prej postimeve të tyre bëhet një sipërmarrje fitimprurëse, duke e kthyer në një industri shumë milionëshe. Kylie Jenner, anëtarja më e re e familjes që ka 400 milionë ndjekës në Instagram, fiton 2,386,000 dollarë për çdo postim që ndan. Kim Kardashian fiton 2,176,000 dollarë. Khloe Kardashian fiton një shumë mbresëlënëse prej 1,866,000 dollarë dhe motra e tyre, Kendall Jenner, fiton 1,758,000 dollarë.
Kourtney Kardashian fiton gjithashtu deri në 1,343,000.
Kris Jenner është ende e fokusuar në reality show, falë të cilit fiton nga 8.3 deri në 12.5 milionë dollarë në sezon. Ajo gjithashtu merr 10 për qind të çdo fitimi që bëjnë vajzat e saj. Pasuria e saj vlerësohet në 170 milionë dollarë.
Legjendat e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, kanë fitimet më të larta.
Cristiano fiton 3,234,000 dollarë dhe Lionel 2,597,000 dollarë për çdo postim.
Diskutime rreth kësaj post