Në këtë vend ku sot ndodhet kjo pllakate, dikur ngrihej shtëpia ku 106 vite më parë do të vinte në jetë një prej piktorëve më të talentuar të Shqipërisë, Ibrahim Kodra.
Ai lindi në 22 shkurt të vitit 1918 në fshatin Likmetaj të Ishmit. Jeta e tij në vitet e para do të ishte e vështirë. Nëna e la në moshë të vogël dhe për të do të kujdesej një bashkëfshatar.
Pavarësisht kushteve te mjera Kodra do ta shfaqte talentin që në vogëli. Mes sakrificash u largua nga fshati drejt Tiranës e mandej drejt Italisë me një bursë studimi nga oborri mbretëror për në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë.
Një i afërm i tij që ka mbetur në fshatin ku piktori lindi tregon se Kodra pas largimit e vizitoi shtëpinë në Likmetaj vetëm tre herë.
Në një nga këto vizita Beqir Kodra kujton se piktori i kërkoi dikatorit Hoxha të vendoste emrin e tij në një rruge, por ai refuzoi.
Në emigrim Kodra dalloi shpejt për talentin në pikturë. Ai ekspozon në Romë, Milano, Venecia, Paris, Beograd, Nju Jork, krijon krahasimet dhe raporte me piktorë të mëdhenj si Pikaso.
Atë kohë disa gazeta europiane nuk u ngurruan ta krahasonin Kodrën me Picasson duke e cilësuar “postkubisti i fundit në Evropë”.
Kodra ndërroi jetë në moshën 88 vjeçare por pas la një testament, që trupi i tij të prehej ne Ishëm.
Pavarësisht testamentit Beqir Kodra kujton se te afërmit donin qe ai të prehej në fshatin ku lindi.
Ibrahim Kodra ka lënë pas rreth 6 mijë vepra, të shpërndara nga muze privatë, koleksionistë dhe vetëm 2 mijë prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara.
Diskutime rreth kësaj post