Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për dy-vjetorin e fillimit të luftës në Ukrainë. Në një mesazh në rrjetet sociale, Begaj shkruan se vlerat e përbashkëta dhe liria jonë janë në rrezik, teksa shpreh mbështetjen për Ukrainën dhe popullin e saj.
Dy vjet nga agresioni i pa provokuar dhe i pa justifikuar ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës.
Sot jemi dëshmitarë të qëndresës heroike të popullit ukrainas për liri, dinjitet dhe për mbrojtjen e vendit.
Ukraina sot është ndërgjegjja jonë.
Vlerat tona të përbashkëta dhe liria jonë janë në rrezik.
Do të jemi gjithmonë në krah të Ukrainës dhe popullit të saj, si dhe në mbrojtje të vlerave universale.
Diskutime rreth kësaj post