Argita Malltezi, vajza e kryeministrit Sali Berisha ishte pjesë e protestës së zhvilluar një ditë më parë në protestën e opozitës.
Gazetari Arbër Hitaj tha në emisionin Now se Argita Malltezi ka qenë shumë aktive kohët e fundit dhe ajo do ishte një kalim natyral në krye të pjesës së PD që drejtohet nga Sali Berisha.
“Malltezi ka qenë aktive, ka mbajtur edhe fjalë, ka një rigjallërim mediatik, mbetet për t’u parë qëllimi i saj final. Nëse do ketë një kryetar të ri te pjesa që drejtohet nga Berisha, unë shoh Malltezin në krye të saj, është qasja më natyrale duke parë edhe mosbesimin në PD pas asaj që bëri Basha.
Me atë që i ka ndodhur me Bashën, besimin më të madh Berisha do ja jepte Malltezit”, tha Hitaj.
Diskutime rreth kësaj post