Mëngjesin e sotëm e ftuar në studion e “Wake Up” ishte astrologia e njohur Meri Shehu.
Meri foli më shumë për ndjesitë dhe eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Si fillim, a do të dëshironte Meri të rifutej në “BBV”?
“Sapo kisha mbaruar me nivelimin e marrëdhënieve personale. Nëse do të më vinte ftesë prapë nga produksioni do të hyja përsëri. Unë bëra fazën e parë të afrimitetit dhe lojës, faza e dytë do të jetë një pjekuri dhe strategji dhe do të vë në funksion armët e mia biologjike”, tha ajo.
A është zhgënjyer Meri nga ndonjë banor aty brenda?
“Nuk më ka zhgënjyer askush, prisja nga ata atë që mora. Unë isha një konkurrente e fortë për ata. Me mua nuk kishin debate, vinin për këshillë, kishin frikë të bënin pickimet e tyre strategjike. Rikja donte të më fuste në lojën e saj por nuk e pash që duhet të futesha në këtë rrymë. Mendova të isha pak më në marrëdhënie grupi, të tregoja një nivel tjetër dashamirësie. Ata donin të kapnin Prime, donin teleshikuesit, unë i kisha. Unë doja një nivel tjetër komunikimi por duhet të përshtatesha”, u shpreh ajo.
Debatet e fundit në “BBV” si po i duken Merit?
“Rikja nxorri atë që nuk e pranon moshën mbi 40 të femrave edhe pse ajo është vet përafërsisht në këtë moshë. Ajo e humbi lojën me meshkujt. U bë shumë mike me mua nga fundi dhe i thash ‘ti i besove shumë meshkujve’, nuk duhet ta bësh këtë dhe ndryshoi duke shkruar te grupi i vajzave. Ka koncepte shumë të gabuara, nuk e shikoj lojtare të denjë për të ecur përpara”, u përgjigj Meri.
A ka Meri komunikim me banorët e eliminuar?
“Asnjë komunikim me banorët jashtë, me Gabrielen u habita sepse e doja shumë.”
Diskutime rreth kësaj post