Çifti Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi nuk po gjejnë qetësi në “BBV”. Ata kanë debatuar sërish gjatë mbrëmjes dhe duket se nuk po e gjejnë gjuhën e përbashkët në marrëdhënien e tyre.
Sara: Nuk dua ta rregulloj nëse do t’i ta rregullosh, lufto. Nuk ma ndjen. Si ndihesh kur dikush të thotë mos bëj diçka dhe ti e bën?
Bardhi: Ti bën kështu sepse do përkushtim, por zinxhiri i lidhjes mbahet në dy anët. Nëse s’do ta vazhdosh, më thuaj jo.
Sara: Unë jam impulsive dhe kur jam e tillë nuk kam takt dhe ky defekt i imi nuk është më sekret dhe po përpiqem ta rregulloj.
Por ka njerëz që më nxjerrin nga vetja dhe përgjithësisht këtë e bëjnë njerëzit të cilët unë ose i dua ose kam pritshmëri.
Në momentin që unë kam pritshmëri dhe tjetri m’i thyen, non-stop sidomos për gjëra të vogla, prekem shumë, mërzitem dhe çmendem dyfish dhe dal nga vetja dyfish.
Ne jemi në këtë pozitë. Unë nga ti nuk shoh asnjë vepër që t’i po investohesh në këtë marrëdhënie, përkundrazi ka patur dy-tre momente që i quaj pabesi. Je aq i frustruar, aq i mërzitur dhe aq xheloz sa nuk e kupton më sesi shprehesh.”
Por pak minuta më vonë ndodhi puthja e shumë pritur.
VIDEO
Diskutime rreth kësaj post