Turizmi nuk i solli bregdetit vetëm pushues sezonalë, por një pjesë e tyre vendosën që të shpërngulen përfundimisht në Shqipëri.
I tillë është edhe rasti i Aliaksandr Kavaleuskiy, një shtetas bjollorus, për të cilin imazhi i vendit tonë dhe bukuritë e qytetit të Durrësit po tërheqin gjithmonë e më shumë investitorë të huaj.
Aliaksandr Kavaleuskiy – agjent imobiliar: Kemi hapur dhe një agjensi imobilare këtu, për ta bërë Shqipërinë të njohur edhe në Bjellorusi, por edhe për të investuar në ekonominë shqiptare. Kam pasur qindra blerës këtu. Unë punoj më shumë me klientë nga Ukraina, Bjellorusia, Rusia etj.
Consuelo Ferroci, avokate me 24 vite eksperiencë në Itali, vendosi të hapë një studio ligjore në Durrës për t’u ardhur në ndihmë emigrantëve.
Consuelo Ferroci – avokate: Të komunikosh me shqiptarët është shumë e thjeshtë, krahasuar me popujt e tjerë. Merrem vetëm me të drejtat e emigrantëve dhe kam punuar me të gjitha shtetësitë në fillim, por prej 10-12 vitesh, pra gjysmën e karrierës sime aktuale vendosa të punoj vetëm për shqiptarët.
Po si ndjehen këta sipërmarrës në qytetin e Durrësit?
Consuelo Ferroci – avokate: Durrësi është një qytet i qetë dhe i jetueshëm, ku edhe kur je vetëm nuk ndihesh vetëm.
Aliaksandr Kavaleuskiy – agjent imobiliar: Më pëlqejnë njerëzit këtu, janë të përgjegjshëm, të sjellshëm dhe gjithmonë të gatshëm për të të ndihmuar.
Në Durrës 3% e sipërmarrësve janë të huajt, kryesisht italianë që zhvillojnë aktivitet privat në fusha të ndryshme./tvklan
Diskutime rreth kësaj post