Endrik Beba ka qenë personazhi i radhës që ka lënë shtëpinë e “Big Brother VIP 3”, pas një nominimi me Egla Cenon dhe Françeska Muratin.
Në komentet e para pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, këngëtari i njohur tha se gjatë rrugëtimit të tij në këtë reality show, zgjodhi të mos të ofendonte dhe të luftonte në kotësi kundër banorëve sikurse një pjesë e tyre kanë bërë kundër tij.
Beba theksoi se në “Big Brother VIP 3” bën tifo për Graciano Taganin, pasi ai ka qenë një person shumë i artikulueshëm që di ti rezistojë debatit shumë mirë.
Ledioni Liço: Si nisi dhe si bitisi?
Endrik Beba: Fillimisht mezi prisja të hyja dhe më pas mezi prisja të dilja. Kur do të hyja në “Big Brother”, kisha marrë edhe unë masa, hyra me laps dhe me letër. Por pasi u ftua, energjia e asaj shtëpie ishte mbytëse. Besoj se kam treguar vetëm 3% të asaj që jam. Unë jam njeri shumë alegro dhe di ti përballojë debatet, por në atë shtëpi zgjodha të mos të ofendoja dhe luftoja në kotësi siç është bërë kundër meje në dy-tre raste.
Ledion Liço: Kush mendon se ka luftuar në kotësi kundër teje? Eglën e imagjinoj…
Endrik Beba: Patjetër. Shumica e banorëve zgjidhnin të provokonin me fjalë sintetike apo debate që nuk ekzistonin. Ka pasur momente ku në momentin që ne këndojmë një këngë e marrin luftë direkt dhe unë nuk jam ai lloj tipi.
Ledion Liço: Po por ti je i preferuar jashtë mes, por kur hyre në shtëpi ti kishe një lloj stephje. Dhe kjo është e kuptueshme në ditët në vijim, por ti e pate që në natën e parë. Kur Vëllai i Madh të dha një avantazh që të zgjidhje një krevat dhe ti zgjodhe të mos prekje asnjë tokë duke marrë një krevat bosh.
Endrik Beba: Po, ekzakt. Zgjodha që ti njihja që të gjithë nga zero. Tjetër gjë është ti njohësh nga afër tjetër nga ekrani. Kur hyra në shtëpi, që në momentin që u ndezën dritat dhe ndjeva ngrohtësinë e dhomës, ndryshoi çdo gjë.
Ledion Liço: Më bëri shumë përshtypje kur the: Unë bëj tifo për Gracianon. Më doli një “bravo” e beftë sepse nuk e prisja.
Endrik Beba: Fillimisht unë bëja tifo për Merin, por ajo pati një mërzitje për mua aty. Më tradhtoi pak, por…
Meri Shehu: Do ta rregullojmë.
Endrik Beba: Pastaj Graciano, ai ka qenë personi i parë me të cilin unë pata një debat sapo hyra në shtëpi. Por unë besoj në meritokraci, jo të bërin gjelin dhe Graciano ka qenë një person shumë i artikulueshëm që di ti rezistojë debatit shumë mirë. Dhe mbi të gjitha nuk ofendon kurrë.
Ledion Liço: Në raport me kë?
Diskutime rreth kësaj post