“Unë besoj se ka një gjë thelbësore që nuk duhet harruar, sidomos nga ana e vendeve që kanë bërë zgjedhjen edhe pse askush nuk na ka detyruar që të vendosim se ku do të pozicionohen shqiptarët. Shqiptarët, veçanërisht nuk kanë pasur për shekuj shansin për të zgjedhur. Dhe ditën e parë që iu dha mundësia të bërtisnin thamë ‘e duam Shqipërinë si gjithë Europa’, ky ishte slogani. Tani duam Europën si gjithë Shqipërinë, por kjo është për një ditë tjetër. Ne kemi zgjedhur, për mua nuk është kurrë një justifikim për të bërë detyrat e shtëpisë, kur dikush tjetër bën gjëra që nuk janë aspak në linjën e botës ku duam të jetojmë dhe natyrisht janë kundërshtimi në zgjedhjen tonë.
Po Serbia vërtet e ka prishur punën, jo atë ditë që ndodhi Banjskë, por të nesërmen kur Vuçiçi shpalli ditë zie për ata që bënë sulmin. Por nuk duhet harruar kush janë objektivat dhe ku duhet të qëndrojë Kosova, nuk dihet harruar. Kosova nuk po negocion me Serbinë, pikë. Kosova po negocion me BE-në dhe SHBA-në. Dua të them ka një plan të quajtur Franko-Gjerman që ka gjëra që duhet t’i bëjnë të dyja palët. Pse duhet që Kosova të shkojë në Bruksel, ndërkohë që të mbajë anën e saj dhe të nënshkruajë ato pika dhe t’ia dërgojnë Lajçak dhe ti thonë që jemi gati me pjesën tonë dhe ti lënë ata të merren me palën tjetër…”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post