Në një intervistë të dhënë në “Top channel”, Ngjela është shprehur se nëse Blinken do të takonte një grupim të së djathtës, do të jepte mesazhe të gabuara.
“Jemi në politikë. Në rast se ai do të takonte Bashën, do t’i jepte të kuptuar të gjithë kundërshtarëve që janë me Saliun dhe këta të tjerët, që Basha është kukulla e Amerikës. Basha ka qenë në Washington, është kthyer me eufori, dhe ne nuk e dimë se çfarë ka biseduar ‘underground’.
Jam i sigurt se takimi i Sekretarit të Shtetit me një segment të Partisë Demokratike, segment i cili dihet se është me Washingtonin, do t’i jepte të kuptuar të gjithë frymës kontravarse që ka kjo situatë në botën perëndimore, që Bashën e kanë vendosur amerikanët si kukull. Diçka që nuk është e vërtetë. Por, diçka është e vërtetë, që Basha nxori jashtë Grupit Parlamentar Sali Berishën dhe pastaj e përjashtoi nga partia. E kuptoni tani se ku jemi? Të tëra këto nuk mund të lihen në një diskutim. Për të treguar që nuk kanë dorë, thotë unë erdha, takova aleatin dhe ika. Pastaj, çfarë bëhet ‘underground’, këtë do ta shikojmë hap pas hapi”, u shpreh Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post