Gjatë një diskutimi për Ballkanin Perëndimor dhe çështjet aktuale, Kryeministri Rama u pyet nëse parashikon ndonjë problem me Greqinë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE.
Rama nuk ngurroi t’i përgjigjej me ironi kësaj pyetjeje, duke thënë: ‘Jo, ne e dashurojmë Greqinë.’
Më pas, ai vazhdoi batutën e tij duke thënë se nuk ka ardhur në Mynih për të shqetësuar miqtë grek, pasi sipas tij, ata e ndjekin kudo dhe i dëgjojnë tonin e zërit kur flet për ta.
Rama: Jo, ne e dashurojmë Greqinë. Nuk erdha në Mynih për të shqetësuar miqtë e mi grek, sepse ata më ndjekin kudo dhe dëgjojnë tonin e zërit kur unë flas për ta, kështu që në asnjë mënyrë nuk na fusni në konflikt me ta.
Diskutime rreth kësaj post