Reperi më famë botërore Drake në këngën e tij të fundit është shfaqur i veshur me simbolet kombëtare shqiptare.
Këngëtari mban veshur një xhaketë të kuqe, me shqiponjën dykrenare të flamurit shqiptar në shpinë. Gjithashtu edhe djemtë e grupit të tij në videoklipin e “Polar Opposites”, kanë të njëjtën veshje.
Në një moment, reperi përmend edhe Prishtinën, kryeqytetin e Kosovës duke thënë: “Nuk e di sesi janë gjërat në Prishtinë, por di që tensionet janë rritur!”
Drake në klip përmend një vajzë të quajtur Mariana, e cila mendohet se ka patur një lidhje me reperin.
Kënga e tij duket një surprizë e bukur për të gjithë shqiptarët, një ditë pas Festës së Pavarësisë. Duket se përfshirja e elementëve të Shqipërisë në këngën e reperit, ka emocionuar shqiptarët të cilët nuk kanë hezituar të komentojnë në faqen zyrtare të tij në Youtube.
Diskutime rreth kësaj post