Pamje të publikuara sot nga fondacioni egjiptian Sinai për të drejtat e njeriut, tregonin punën për ndërtimin e një kompleksi te dyshuar akomodimi në kufi me Gazën, për pritjen e refugjatëve palestinezë.
Më herët nga vendi raportohej se Egjipti do të ngrejë një kamp të mbyllur në gadishullin Sinai për të zhvendosurit nga bombardimet në Rripin e Gazës.
‘Wall Street Journal’ tha se një impjant 21 km katrorë ishte duke u ndërtuar në anën egjiptiane të kufirit, për të pritur rreth 100,000 në rast të dështimit të bisedimeve të armëpushimit.
Guvernatori i Sinai Mohamed Shousha mohonte dje raportimet për ndërtimin, por fondacioni Sinai tha se dy kompani janë udhëzuar për ndërtimin e kompleksit, të rrethuar nga “mure shtatë metra të larta”.
Ndërkohë palestinezët e zhvendosur në qytetin jugor Rafah janë urdhëruar të largohen edhe prej andej teksa ushtria izraelite kërcënon të sulmojë.
Megjithë thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, Benjamin Netanyahu thotë se po sulmon edhe Rafah në rrugë tokësore, zona ku më parë ushtria kishte urdhëruar të vendoseshin të larguarit prej bombardimeve në Gaza. Tashmë duket se palestinezët e zhvendosur atje do të duhet të zhvendosen sërisht drejt rajoneve qendrore të Gazës, ose tjeterkund.
Diskutime rreth kësaj post