Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u takua sot me Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anthony Blinken. Veliaj e ka njohur zyrtarin e lartë ameriken me investimin më të madh të përbashkët shqiptaro-amerikan në kryeqytet, Piramidën e Tiranës.
“Kënaqësi të bisedoja me Sekretarin Anthony Blinken e t’i tregoja investimin më të madh të përbashkët shqiptaro-amerikan në Kryeqytet, Piramidën e Tiranës. Dje një simbol i izolimit e të shkuares, sot një simbol i teknologjisë e të ardhmes. #KrahPerKrah”, thekson kryebashkiaku Veliaj.
Diskutime rreth kësaj post